Drejtori i Spitalit të Korçës i jep 85 Milionë Lekë për qumësht lope një biznesmeni

Drejtori i Spitalit të Korçës i jep…

Nëse deri më sot kemi parë procedura prokurimesh publike me objekte nga më të ndryshmet e të çuditshmet, e ka thënë mirë një ish-ministër i PS shprehjen virale: S’keni parë gjë akoma! Me një hulumtim të thjeshtë, mbi një tender që realisht bie në sy ndër të tjerët, për faktin se nuk ka asnjë informacion nisur nga data e njoftimit të tenderit e deri tek kohëzgjatja e kontratës. Për çudi, kjo kontratë nuk mundësohet as në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Bëhet fjalë për një tender të hapur nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë që drejtohet nga Litjan Broka, me objekt: Blerje bulmet dhe nënprodukte të tij, Spitali Korçë. Fitues i këtij tenderi është shpallur subjekti fizik Ferat Balili. Tenderi është shpallur me FLAMUR TË KUQ për “Mungesë Konkurrence”. Përsa i përket këtij subjekti, vlera e përfituar në fushën e Shëndetësisë është mbi 85 Milionë Lekë pa Tvsh që nga viti 2018 e deri më tani për 14 tendera të përfituar vetëm nga ky institucion, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë dhe për tendera me objekt: Blerje qumështi të freskët lope dhe bulmet.

Duket se Balili paska një person favorit në fushën e djathit e gjalpit, aq sa ka furnizuar me para publike një person të vetëm për vite me radhë, kushedi me çfarë lidhjesh. Duke marrë parasysh shërbimin e ushqimit, sa shanse ka që 85 milionë lekë qumësht e djathë të kenë ngopur pacientët e shtruar në atë çfarë me plot kuptimin e fjalës merr fjalën mjerim, SPITALET e vendit tonë?!/Marre nga JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit