Drejtori i Veliajt, Mariglen Qato, ka përfituar para edhe nga afera tek “Myslym Keta”

Drejtori i Veliajt, Mariglen Qato, ka përfituar…

Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, është përfshirë në një tjetër aferë korruptive. Është bërë i madh skandali se si kompania e të afërmve të Qatos kishte përfituar miliarda lekë nga tenderët e ujësjellësit në Tiranë.

Tani mësohet se ai  ka përfituar edhe tenderin për shembjen e pallateve te “Myslym Keta” përmes firmës “5D”, e cila është  në pronësi të vjehrrit të vëllait të Maringlen Qatos.

Gjithashtu,Sipas kallëzimit të bërë nga avokatja Adriana Kalaja dyshohet se për shembjen e pallateve janë falsifikuar dhe dokumentet për kostot e rindërtimit.

Kompania “5D Konstruksion”, në pronësi të të afërmve të drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, përfitoi tenderin për shembjen e 13 pallateve te rruga “Myslym Keta”.

Kujtojmë se shtëpitë e banorëve të kësaj lagje u shemben në mënyrë tinzare një mëngjes herët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit