Drejtori Taulant Tusha, “G 99”-shi i Erjon Veliajt, në fondet e Bashkisë; 21 milionë euro punë e shërbime fiktive

Drejtori Taulant Tusha, “G 99”-shi i Erjon…

Të 27 denoncimet, që janë bërë në sektorin e anti-krimit ekonomik; dhe 3 raportet konkrete me 84 raste aferash, që ka dorëzuar SHISH tek kryeministri Rama, për hajdutëritë në fondet e punëve publike të Tiranës; provojnë se pisllëqet e drejtorit të Punëve Publike, Taulant Ndue Tusha, nuk janë mungesë “vigjilence” e kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Përkundrazi, krye-drejtori Tusha, është “G 99”-shi i Erjon Veliajt dhe e ka “plan pune” të ngarkuar prej tij; të firmosë e vulosë projekte, fonde e tendera për punë fiktive dhe marrje në dorëzim, punësh e shërbimesh, që nuk kryhen sipas projekt-preventivëve.

Drejtorit të Shërbimeve Publike, Taulant Tusha, i është besuar menazhimi i çdo qindarke investim, që bëhet në Tiranë; dhe me dijeninë e Veliajt, ka tagrin e plotë urdhërues mbi 16 drejtorët e bashkisë.

Sipas denoncimeve të lëna pezull nga hetimi anti-krimit ekonomik; por në 42 raste të konfimuara dhe nga KLSH; rezulton se gjatë viteve 2016-2019, në fondet “Shërbime publike” të Bashkisë-Tiranë, me firmën e Taulant Tusha, janë abuzuar e zhdukur 21 milionë euro me tendera fiktivë, të cilët ekzistojnë në dosje por jo në terren (jo investime kapitale).

Nga këto 21 milionë euro punë fiktive, është evindentuar se 8 milionë euro janë pagesa për gjoja emergjenca civile, kur në territorin e Bashkisë-Tiranë e vetmja emegjencë në 3 vitet e fundit, ka qenë spostimi i një shkëmbi në Petrelë, me vlerë tenderi 1.2 milionë lekë; bërë si “pastrim-evitim rreziku”, në shërbim të kompleksit të vilave të Agron Papulit.

Po kështu, 6 milionë euro janë zhdukur me tendera për gjoja ndriçim publik e ndriçim rrugor, në fshatrat e ish-komunave ku nuk ka rrugë të brendshme, ndërkohë që në 4 lagje periferike të Tiranës, janë investuar vetëm 45% e vlerës; nga të cilat, 30% ia ka marrë firma “Advenced” e Edlira Hoxha (Tusha), motra e drejtorit Taulant Tusha.

Sipas denoncim-raporteve, vlera 3 milionë euro është përdorur me tendera fiktivë, për gjoja lyerje me bojë e rikonstuksione të brendshme të konvikteve të shkollave të mesme, kopshteve, qendrave sociale, institucioeve në vartësi të bashkisë; ku bie në sy vendosja e 10 milionë lekë kamera.

Brenda kësaj vlerë, janë dhe 637.4 milionë lekë të vjetra, tender për pajisje sigurie për parkingun rrugor të Tiranës, të cilat përsëri janë marrë pa garë, nga biznesi i motrës të drejtorit Tusha, ndërkohë që verifikimi në terren rezulton vetëm 24% realizim i këtij projekti.

Si kujtesë për SPAK, bëjmë me dije se ende qëndrojnë pezull në polici e prokurori, 3 denoncime për 2.6 milionë euro fonde integrimi të komunitetit Rom-Egjiptian, 1.7 milionë euro projekte psiko-sociale për familjet me ndihmë ekonomike dhe 5 milionë euro fonde të dhëna nga BE-BB, për politikat e nxitjes së punësimit me bizneset e vogla.

Këto grande, sipas grupit hetimor dhe KLSH, janë zhdukur me projekte false nga Taulant Tusha, në periudhën janar 2014-maj 2015, akorduar për 6 OJF, kur ishte Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mirëqenies Sociale-Rinisë, me ministër Erjon Veliaj.

Drejtori Taulant Tusha, “G 99”-shi i Erjon Veliajt, në fondet e Bashkisë; 21 milionë euro punë e shërbime fiktive

Kujtojmë gjithashtu, se përveçse në kongresin e fundit të “Rilindjes”, Taulant Tushe u zgjodh Anëtar i Asamblesë, në zgjedhjet e qershorit 2013, ka qenë kandidat për deputet nga partia “G-99”.

Në vijim, do publikojmë fakte nga skandalet me sektorin e prokurimeve; me sektorin e pastrim-gjelbërim-ujëra, sistemin e ujërave të zeza në fshatrat skajor të Tiranës, kur nuk ka as banorë. Do publikojmë prova, nga licensat, subvencionet dhe të ardhurat nga transporti Urban i Tiranës, nga skeda e pagave, tenderëve e shpenzimeve në ndërmarrjet 1-2-3 të punëve publike dhe nga 10 ndërmarrjet e tjera “lavatriçe” të kësaj bashkie, ku qarkullojnë miliarda lekë fonde e taksa.

Për herë të parë, taksapaguesit e Tiranës, do njihen me pazaret e pista, që kryedrejtori Taulant Tusha; bën prej afro 5 vitesh në projektet dhe tenderët e punëve të Bashkisë-Tiranë; me maqedonasit Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe me grekun Stefano Papazios… e zullume të tjera, me dhëndrin e Fatmir Xhafaj, drejtor urbanistike dhe familjaren e Besos së Tajvanit, drejtore finance në Bashkinë-Tiranë. Kaq për sot!/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit