Drejtuesi shtypi pultin e makinës, mjeti shpërthen nga eksplozivi në Kamëz

Drejtuesi shtypi pultin e makinës, mjeti shpërthen…

Një shpërthim me eksplozi ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Drejtuesi i mjetit, Gjon Mena në momentin që ka shtypur pultin e makinës ka shpërthyer mjeti në ajër. Nga ky shpërthim ai ka pësuar lëndime në këmbë. Mësohet se Mena është një person më të shkuar kriminale. Ai ka qënë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

I vendosën eksploziv në makinë! Identifikohet drejtuesi i mjetit, person me të shkuar kriminale, i dënuar në Shqipëri, Francë dhe Itali

Drejtuesi i mjetit që shpërtheu ditën e sotme në Kamëz është identifikuar si Gjon Mena. Mësohet se ai është një person më të kaluar kriminale. Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Mema, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë e Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”. Mena në momentin që iu është afruar makinës së tij dhe ka shtypur pultin, mjeti ka shpërthyer në ajër nga sasai e eksplozivit që i ishte vendosur. Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit