
Mungesa e drejtuesve të KMSH-së në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës u shoqërua me shumë polemika. Pas kësaj ka ardhur reagimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në media u tha se drejtues të KMSH, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën Feto. Ndërkohë pas kësaj, KMSH u shpreh se nuk kishin një ftesë zyrtare nga organizatorët e takimit, nga qeveria shqiptare.
KMSH:
Nuk ka asgjë për të aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Thjesht nuk kishim një ftesë zyrtare.
KMSH:
Nuk kemi lidhje me FETO. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar.