Dreka me mish keci/ 'Shpërthen' gazetari Demi: Pse duhet gjobitur Rama dhe Tërmet Peçi...

Dreka me mish keci/ ‘Shpërthen’ gazetari Demi:…

Një ditë më parë gjithë shqiptarët u bënë dëshmitar të një dreke “vënçe” me mish e raki që kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ia shtrojë shefit të tij, kryeministrit Rama.

Dreka që ngjasonte si një sekuencë e nxjerrë nga filmi telekomedi “Gjuetia e fundit”, e Koço Devoles, ngjalli jo pak humor por edhe protestë,

Kjo për arsye se po atë ditë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se vendosja e maskave në ambiente të mbyllura, do të ishte e detyrueshme.

Por Rama dhe Peçi u shfaqen në një restorant të mbyllur, ndërkohë që referuar masave anti-Covid, nuk lejohet shërbimi në të tilla ambiente.

Nisur nga ky precedent, gazetari Enkel Demi, në një bashkëbisedim online në “AbcNews”, me shefen e Shërbimit Epidemik, Eugena Tomini, nuk e la pa përmendur.

Sipas Demit, politikanët shqiptarë shpesh janë parë edhe pa maska.

Gazetari Demi iu referuar konkretisht takimit të Kryeministrit në Tepelenë, me Kryetarin e Bashkisë, Tërmet Peçi, gjatë inspektimit të bypass-it.

“Dje duhej patjetër gjobitur administratori Tërmet Peçi, bashkë me kryeministrin Edi Rama, pasi kanë qenë për drekë në një ambient të mbyllur.

Kryeministri ka qenë pa maskë, ka marrë shërbim nga një kamerier pa maskë, dhe meqë është kryeministër, nuk e gjobit njeri.

Meqë është kryeministër nuk të infekton, nuk prish asnjë punë”,- tha Demi./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit