Drenova i UKT dhe Ristani lënë banorët e rrugës “Prenk Jakova” 7 ditë pa ujë: Jemi qelbur

Drenova i UKT dhe Ristani lënë banorët…

Pre shtatë ditësh banorët e rrugës “Prenk Jakova”, pas konvikteve të inxhinierisë në Tiranë, po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere korriku. Familje me fëmijë të vegjël, të moshuar, dhe të sëmurë jetojnë në kushte të mjerueshme pa mundur të plotësojnë as nevojat bazike.

“Jemi qelbur në shtëpi, jemi në vitin 2025, në mes të Tiranës, por ujë s’kemi!”-shkruan një prej banorëve të kësaj zone i cili ndihet i braktisur dhe i përbuzur nga institucionet përkatëse. Skerdi Drenova i Ujësjellës Kanalizime Tiranë nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete pavarësisht denoncimeve apo telefonatave të banorëve.

“Miremengjesi dita e 7 sot ju lutem postojeni. Rruga Prenk Jakova”, shkruan një qytetar tjetër i cili kërkon zgjidhje nga bashkia dhe UKT.  Ndërkohë një qytetar tjetër shprehet se po jetojnë në kushte mizore, pasi mungesa e ujit ka futur në kolaps jetesën.

Çmimet e apartamenteve në zonë kapin shifrat marramendëse prej 3 mijë euro/m² dhe qiratë arrijnë 600 euro për një garsoniere  paradoks i trishtë për një kryeqytet ku mungesa e ujit po kthehet në realitet të përditshëm.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa urgjente. UKT nuk duhet të heshtë, por të marrë masa të menjëhershme, pasi uji nuk është luks, por është domosdoshmëri, sidomos në këto ditë të nxehta vere, aq më tepër në kryeqytet!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit