Dridhet Barcelona, një lojtar del pozitiv me COVID para ndeshjes në Champions

Dridhet Barcelona, një lojtar del pozitiv me…

Klubi i Barcelonës ka raportuar sot se një lojtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

9 lojtarë kanë nisur përgatitjet parasezonale në stërvitje, dhe një prej tyre raportohet se ka dalë pozitiv.

“Lojtari i prekur është asimptomatik, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi” – tregon klubi, duke mos bërë të ditur emrin.

Nëntë lojtarët, që kanë filluar përgatitjet parasezonale me Barçën janë Pedri, Trincão, Matheus Fernandes, Todibo, Ëagué, Aleñá, Rafinha, Miranda dhe Oriol Busquets.

Barcelona, ​​e cila ka njoftuar autoritetet kompetente të sportit dhe shëndetit, siguron se “të gjithë personat që kishin kontakte me lojtarin janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR”.

Futbollisti që është testuar pozitiv nuk ka qenë në kontakt me anëtarët e ekipit të parë, që do të udhëtojnë drejt Lisbonës të enjten për t’u përballur me Bayern Munich.

Pas mbërritjes në stërvitje, lojtarët duhej t’i nënshtroheshin një testi tjetër PCR për të përjashtuar pozitivët e mundshëm.

Të mërkurën, krejt skuadra katalanase iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe trajnimi do të fillojë të enjten pasdite në “Joan Gamper”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit