Drini shndërrohet në kanal të ujrave të zeza

Drini shndërrohet në kanal të ujrave të…

Ngjyra e ujit dhe këto mbetje tregojnë nivelin e ndotjes së Lumit Drin në pjesën që kalon në Lezhë!

Situata është alarmante, edhe në lumenjtë të tjerë të vendit, që sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj janë shndërruar në kanale të ujërave te zeza.

”Konstatoj me keqardhje që vijat lumore, lumenjtë e vendi tonë janë pak a shumë janë zgjatime të industrive shqiptare. Gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme. Do të angazhohemi fort në kuadër të një programi, një përpjekje serioze e policisë dhe IKMT-së për të ndryshuar rrënjësisht situatën në këtë drejtim. E thashë edhe një herë. Nuk ka nderon, nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë turizëm, ekonominë, nëse lumenjtë i shndërrojmë në kanale të ujërave të zeza.”

Pasi inspektoi lumin, ministri foli për një plan veprimi për eleminimin e ndotjes.

Paralajmeroi masa të forta administrative si dhe ndekje penale për ndotësit.

”Qëllimi është që të ndërpresim të gjithë derdhjet dhe lumenjtë të kryejnë atë funksion që i ka bërë zoti. Të sjellë ujë të pastër. Gjithçka që hedhim në lum e marrim sërish mbrapsht. Ose kur shkojmë në plazh ose kur hamë perimet. Çdo ndotës i madh do paguajë shumë, ashtu siç çdo ndotës i vogël do të paguajë pjesën e tyre.”

Gjate Inspektimit në Lumin Drin Ministri i Brendshëm shoqërohej nga Kryeinspektorja e IKMT-së që është pjesë e aksionit kombëtar kundër krimeve mjedisore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit