Drita të çuditshme mbi Australi/ Banorët të tmérruar, mendojnë se janë 'UFO'

Drita të çuditshme mbi Australi/ Banorët të…

Banorët e Australisë u befasuan nga vargu i dritave të ndritshme në qiell këtë mëngjes.

Vendasit kanë parë një seri objektesh fluturuese të paidentifikuara mbi qiellin e Sidneit të Australisë.

Të pranishmit, të cilët jetonin nga bregdeti jugor e deri në Sidnej, raportuan se kanë parë dritat e çuditshme gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Të njëtit thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë kishin parë, por disa spekuluan se mund të kenë qenë satelitë apo edhe UFO.

Por më vonë u mor vesh se ishte konstelacioni satelitor Starlink i Elon Musk nga SpaceX.

Madje, ky ishte suksesi i 100-të i ndërmarrjes hapësinore.

Eksperti hapësinor, Dr Brad Tucker tha se mund të shihen nga Toka vetëm dy orë para lindjes së diellit dhe dy orë pas perëndimit të diellit.

/Burimi:DailyMail./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit