Dritan Abazoviç përgënjeshtron veten: Petraq Milo nuk e shkeli radhën

Dritan Abazoviç përgënjeshtron veten: Petraq Milo nuk…

“Dikush duhet të ketë bërë shkelje” – ishte kjo një pjesë e deklaratës së Abazoviç për rastin e dhunës së Petraq Milos në doganën e Muriqanit. Kryeministri i Malit të Zi hodhi dyshime se profesori shqiptar mund të kishte shkelur rregullat e mbajtjes së radhës në doganë. Mirëpo kjo deklaratë e 5 ditëve më parë, është hedhur poshtë nga po vet Dritan Abazoviç.

Kryeministri i malazezëve ka thënë së fundmi se Petraq Milo nuk kishte shkelur asnjë rregull. Abazoviç tha se faji i takon punonjësve të doganës të cilët kanë pasur sjellje jo korrekte.

“Shkurt më vjen shumë keq që ka ndodh ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Masat janë marrë menjëherë dhe janë arrestuar aktorët e këtij incidenti. Pati keqinterpretime nga ana ime se dikush ka prishur radhën, pas informatave që kam marrë profesori nuk e ka prishur radhën, madje ai ka dashur të jap kontributin e tij”, tha Abazoviç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit