Dritan Agolli “gostit” FUSHËN me 5 miliardë lekë, edhe pse ofroi 300 milionë më shumë se konkurrenti

Dritan Agolli “gostit” FUSHËN me 5 miliardë…

Tenderat e majmë nuk jepen vetëm nga bashkitë apo ministritë. Një organizatë e cila qarkullon shifra të larta është edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i administruar nga Dritan Agolli. FSHZH, e themeluar në vitin 1993, është një organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Ky institucion FSHZH është i angazhuar kryesisht në projektet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime, urbanizim, etj. Në fokus është zhvillimi i sektorit të turizmit nëpërmjet hartimit të studimeve dhe planeve të ndërhyrjeve në nivel rajonal dhe kombëtar. Natyrisht si i tillë, merret me mend që shifrat që “kalon nëpër duar” janë të niveleve të “frikshme”.

Duket se as ky institucion nuk i ka shpëtuar procedurave tenderuese të dyshimta. Njëra prej tyre është ajo që ka të bëjë me firmën e kudogjendur “FUSHA”. Rezulton se FSHZH ka organizuar një tender me numër reference AL – ADF – 221470 – CË – RFB dhe me objekt “Përmirësimi i integruar urban i Beratit / paketa nr. 1 – Gorica ”. Duke hulumtuar në dokumentat publike të këtij tenderi, vihet re se në garë kanë marrë pjesë 5 kompani. Bëhet fjalë për Fusha sh.p.k. – 407,148,638.44 lekë të reja pa TVSH; “4-AM” sh.p.k. & “GPG Kompani” sh.p.k. – 383,410,854.24 lekë të reja pa TVSH; “Salillari” sh.p.k. – 419,580,353 lekë të reja pa TVSH; “Arifaj” sh.p.k. & “Vellezerit Hysa” sh.p.k. – 415,264,996 lekë të reja pa TVSH dhe “Albstar” sh.p.k. – 648,661,346 ALL.

Vihet re se të gjithë konkurrentët janë skualifikuar përveç kompanisë FUSHA e cila është shpallur edhe fituese, më një vlerë që shkon rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Fakti që gjithë të tjerët janeë skualifikuar përbën një moment të dyshimtë. Nga ana tjetër vihet re se njëra nga firmat e skualifikuara ka ofruar rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa FUSHA. Por për habi, është skualifikuar. Edhe ky fakt përbën një dyshim të arsyeshëm se fituesi mund të jetë i paracaktuar. Mëgjithatë, fakt është se FUSHA ka “kullufitur” edhe rreth 5 miliardë lekë të tjera pa as më të voglin problem.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit