Dritan Dajti infektohet me Covid

Dritan Dajti infektohet me Covid

Dritan Dajti raportohet se është konfirmuar i prekur me Covid-19 dhe për këtë arsye është shtruar në spitalin e burgut të Peqinit.

“Panorama” raporton se krahas Dajtit, janë konfirmuar të infektuar me koronavirus edhe 4 të dënuar të tjerë që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale, në sektorin e sigurisë së lartë.

Dajti, po vuan dënimin në burgun e Peqinit, për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009.

Dy netë më parë, Dajti u transferua nën masa të rrepta sigurie në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë, për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit