Dritan Dajti shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në QSUT

Dritan Dajti shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në…

Dritan Dajti mbrëmjen e djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spitalin Nënë Tereza.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Peqinit por deri në kryeqytet është sjellë nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk dihet se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur i dënuari, por kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ai dërgohet në spital. Dajti u transportua në janar të këtij viti në QSUT pasi rezultoi me Covid-19, që i solli komplikacione shëndetësore. Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit