Dritan Dervishi: Në Itali situata më e komplikuar, Shqipëria të rikthejë futbollin

Dritan Dervishi: Në Itali situata më e…

Ish-drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi mendon që situata në Shqipëri është më e qetë për të rifilluar futbollin.

Tashmë në një post drejtues te Verona në Itali, Dervishi tha se në Itali megjithëse situata është delikate, nuk mund të flitet për të anuluar sezonin pasi janë interesa të mëdha.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Dervishi ka konfirmuar se futbollistët kanë nevojë për 3 javë stërvitje përgatitore në mënyrë që të rikthehen në fushën e blertë.

“Është e vështirë në Itali të flitet për normalitet të futbollit. Shqipëria nuk ka shumë raste të prekura krahasuar me Italinë, këtu situata është shumë e rëndë. Në fazën e parë ne ishim të izoluar plotësisht. Kishim si qëllim të izolonim lojtarët dhe të stërviteshin në shtëpi kurse rasti në Shqipëri është më ndryshe pasi nuk ishit shumë të goditur nga koronavirusi”, u shpreh Dervishi.

Rikthimi i futbollistëve, problematika –  Futbolli duhet të rifillojë pasi është sport popullor. Por gjithçka duhet të rifillojë me një siguri totale, pasi kush do të mbajë përgjegjësi nëse lojtarët infektohen.

Problematika në Itali – Na qëlluan disa lojtarë pozitiv me koroanvirus dhe u izoluam të gjithë. Ne si klub i dërguam të gjithë futbollistët në shtëpi dha ata vijuan stërvitjen.

Në Itali nuk flitet të ndërpritet futbolli pasi janë shumë interesa të mëdha dhe askujt nuk i shërben anulimi i futbollit. Verona nuk ka ulur pagat ka paguar të gjithë lojtarët nuk kemi probleme financiare.

Stërvitja në shtëpi – Dëgjova një doktor që tha 20 minuta të zhvillohet një pjesë. Kjo është e pamundur pasi rregullorja është e qartë pasi duhet të luhen 45 minuta. Lojtarët kanë nevojë për stërvitje pasi do të rikthehen me rrezikun e madh për të pasur probleme fizike. Në Itali data 3 qershor është pak shpejt do të isha dakord që futbolli të niste në datën 10 qershor. Është shumë e vështirë dhe e komplikuar si kohë për të bërë stërvitje. Shumë e vështirë do të jetë dhe duhet mbi 3 javë stërvitje që lojtarët të rikthehen në formë të mirë fizike.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit