Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK Ulsi Manjën

Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK Ulsi Manjën

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj, ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Manja është kallëzuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas Goxhajt, procedurat e pranimit të kërkesave të Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij drejt dhomave speciale në Hagë, janë pranuar në dijeninë e ministrit se vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstardimi me Hollandën.
Ashtu si në qëndrimet e mëparshme publike të Goxhajt dhe mbështetësve të tij që kanë zhvilluar disa protesta në Tiranë që pas arrestimit në 31 korrik 2023, vendimi konsiderohet politik.

Edhe pse tashmë Dritan Goxhaj ka fituar lirinë nga qelitë e burgut, ai do ta ndjekë përsëri çështjen me drejtësinë. Sipas tij, ministri Manja dhe Ministria e Drejtësisë, kanë studiuar me përpikëmëri të gjitha aktet e mbërritura nga Dhomat e Specialzuara në Hagë dhe më pas ia ka kaluar aktet Prokurorisë së Përgjithshme.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, citohet: “Gjatë kësaj kqyrje të akteve nga ana e tyre edhe pse e kanë vënë re që bëhet fjalë për një kërkesë qartësisht politike dhe të jashtëligjshme për ligjet e shtetit Shqiptar, pasi në atë kërkesë në faqen 1 të saj në pikën A “Veprat Penale dhe paraqitje e shkurtër e fakteve “, shkruhet se “ me anë të një postimi të bërë më datë 1 janar 2023 në faqen e tijë të Facebook nëpërmjet një shkrimi që mban emrin e tijë”, fakt kjo që tregon qartësisht se kërkesa për arrestim dhe ekstradim bëhet për shkak se unë kamë shfrytëzuar të lirinë e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtat Themelore. Gjithashtu po në këto akte të disponuara nga ministri dhe ministria, shkruhet e zeza në të bardhë në dokumentin me titull “Fletëarrestim për Z.Dritan Goxhaj”, ku në pikën B të saj me titull “Domosdoshmëria e Arrestimit”, në faqen numër 3 të këtij fletëarresti në pikën 3/iii shkruan: “U ka bërë thirrje të tjerëve për të mbrojtur UÇK-në”. Kjo përcakton qartësisht se qëllimi i kësaj kërkese për ekstradim është tërësisht politik”.

Tashmë Ulsi Manja do të duhet të përballet me drejtësinë për ‘shpërdorim detyre’, teksa ai edhe më herët ka qenë i ekspozuar ndaj skandaleve siç është ai i dosjes 184 në Dibër, ku Manja del në përgjime me shefat e policisë duke thënë “Na themi për ma nalt mor burr”, dhe bisedon për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë në vitin 2016.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit