Dritan Leli e ka 'pisk' punën në Vlorë, Rama: 'Mandati yt mund të mbarojë shumë shpejt...'

Dritan Leli e ka ‘pisk’ punën në…

Edi Rama nuk është me i kënaqur me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, i cili rrezikon të ketë fatin e paraardhësit, Shpëtim Gjika.

Kreu i qeverisë nuk është përmbajtur në takimin e djeshëm me kryebashkiakun e Vlorës, Leli, duke hedhur tavolinën në nerva e sipër, në takimin urgjent të thirrur me drejtorë të institucioneve lokale.

Në takimin e rezervuar, Rama kishte mbledhur gjithë drejtorët e PS-së në Vlorë, si dhe kryetarin lokal të PS-së. Ai ka pyetur secilin me radhë se çfarë mendon për Lelin.

“FaxNews” ka bërë publike se në mbledhjen e mbajtur, Rama e ka paralajmëruar Lelin se, nuk do të mbyllë dot as këtë mandat.

Ky ”paralajmërim” lidhet me punën e dobët që Leli ka bërë tërë këto vite, e shprehur nga pakënaqësia e vlonjatëve, por edhe shumë punonjësve të administratës.

Në mbledhjen e mbajtur urgjent nga Rama, kanë munguar deputetët e tjerë të Vlorës.

Gjatë ditëve të fundit, mësohet se një grup përfaqësuesish të bizneseve në zonën e Zvernecit kishin tentuar të takonin kryebashkiakun Leli, për t’i shprehur shqetësimin e tyre se, prishjet e objekteve që po planifikohet të kryhen në këtë zonë do të dëmtojnë sezonin turistik dhe ekonominë e qytetit.

Refuzimi i Lelit për t’u adresuar atje ku duhet këtë shqetësim, ka bërë që Rama ta thërrasë mbledhjen pikërisht në Zvernec.

Mësohet se, gjatë takimit, Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Dritan Lelit, përfshirë dhe këtë sjellje ndaj bizneseve të zonës.

Pakënaqësi, që në fakt, janë ekspozuar edhe në vizitat e vazhdueshme të Ramës në Vlorë, ku nuk kanë munguar asnjëherë kritikat publike, deri edhe për paaftësinë e kryebashkiakut, për të rregulluar një pusetë të thjeshtë uji në Lungomare.

Në një kohë kur shtylla kurrizore e qytetit është transformuar nga investimet e kryera nga qeveria qendrore, lagjet dhe hapësirat brenda qytetit ende vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme.

Pasqyrë e cila duket se ka rritur kontrastin dhe shtuar pakënaqësitë ndaj kryebashkiakut Leli.

Kujtojmë se, Leli u rikonfirmua në detyrën e kryebashkiakut Qershorin e vitit 2019, në një garë pa rivalë dhe ku nuk arriti dot të grumbullojë as votat që kishte marrë në vitin 2015, kur u zgjodh për herë të parë./Burimi: FaxNews/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit