Dritan Leli i habit të gjithë, 9 miliardë për të rikonstruktuar ujësjellësin e Novoselës

Dritan Leli i habit të gjithë, 9…

Edhe Dritan Leli, kryetari i Bshkisë Vlorë, nuk mbetet pas “shokëve” të tij rilindas. Jo për aftësi menaxhuese, sesa për aftësi në krijimin e tenderave të dyshimtë për të ndarë më pas paratë me firmën që do të fitojë. Rasti që do t’ju paraqesim më poshtë ngre dyshime në lidhje me vërtetësinë e tenderit.

Leli rezulton se ka organizuar një tender me numër reference REF-83799-01-11-2021 dhe me objekt “Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë”. Vihet re me mjaft habi se për të rikonstruktuar ujësjellësin duhen plot 9 miliardë lekë të vjetra. Një shifër mjaft e dyshimtë kjo për punën që kërkohet. Mbetemi në pritje për të parë se cili nga fatlumët do të gllabërojë këtë shifër kolosale, pasi deri tani fituesi nuk është shpallur ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit