Dritan Shano: Nga Traktori tek Satelitët

Dritan Shano: Nga Traktori tek Satelitët

Nga Dritan Shano

Nga Traktori tek Satelitët”Sateliti i parë do lëshohet në Mars. Policia do të dijë çdo gjë që ndodh në territor” tha Kryeministri. Besoj se bëhet fjalë për muajin dhe jo planetin. Pra, i bie që duke filluar nga Marsi 2022 Policët në RSH do punojnë nga shtëpia – stay home, stay safe – dhe vetëm kur t’i lajmërojë sateliti do dalin në rrugë.Po sipas Kryeministrit: Satelitët do “garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar”.Pra, deri tani, pa këta 2 satelitët kjo Qeveri nuk ka bërë detyrën, sepse nuk na e ka siguruar: kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar!Shqipëria sot i ka mbi 28.000 individë – policë rendi, rrugorë, bashkiakë, inspektorë të llojeve të ndryshme ndërtimorë, mjedisorë, bujqësorë; pra densiteti i mbulimit të territorit nga syri, hapat, dora e qeverisë është mjaft i lartë. Kemi më shumë se 1 autoritet që të garantojë zbatimin e ligjit për km2. Këtu as nuk po numëroj denoncuesit, spiunët e korrupsionit, kundravajtjes në administratë dhe jashtë saj, me dhe pa pagesë.Pra, ne shqiptarët e ngratë mbajmë me rrogë më shumë se 1 polic/inspektor për km2. A është e mundur të mos dihet se çfarë ndodh në territor me këtë mbulim? Mendoj se jo. Mendoj se dihet saktësisht, por shihet nga ana tjetër, ose shihet me syrin e ortakut. E megjithatë, na duhen satelitët, kupton apo jo? Mos ndoshta, Kryeministri dhe Kryetarët e Bashkive do pushojnë nga puna policët e tyre? Nuk besoj. Se për çfarë na duhen satelitët me të vërtetë do e marrim vesh më vonë. Jam i sigurt që kjo para publike nuk po shpenzohet për t’ treguar botës ndonjë gjë si atëhere me traktorin që u fik pas 1o metrash, dhe as thjesht dhe vetëm për të mbajtur lart nivelin e dopaminës të ndokujt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit