
Banorët dhe bizneset në Kukës, konkretisht në lagjen Nr. 1, në rrugën “Parku i Vjetër” po përballen prej disa javësh me ndërprerje të energjisë elektrike që zgjat deri në 3-4 orë rresht.
Kjo situatë është një problem i vazhdueshëm që shqetëson komunitetin lokal, por edhe bizneset që nuk mund të funksionojnë pa energji elektrike.
Banorët e pakënaqur thonë se në vitin 2025, është e papranueshme që fenomeni i ndërprerjes së dritave të ndodhë ende, ndërkohë qeveria premton hyrjen në Bashkimin Europian.
Aktualisht, nga ora 8:30 e mëngjesit, zona vijon të jetë pa energji elektrike.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, Doja te thoja qe ne kukes me sakte ne lagjen nr 1,tek rruga parku i vjeter, zona Kadastrale ndodh shum shpesh qe te ndalen dritat dhe te mos vijn per 3-4 or rrjesht Esht nje problematik qe na shqetson te gjithve si zone,kryesisht ne qe kemi biznese dhe smund te punojm pa drita . Jemi ne vitin 2025 dhe ndodh akoma fenomeni i prerjes se energjis dhe pastaj presim qe te futem ne BE. Nga ora 8:30 akoma pa drita