Drithëruese/ Foshnja vetëm 6 javëshe zbulohet pa shenja jete në frigorifer

Drithëruese/ Foshnja vetëm 6 javëshe zbulohet pa…

Një vajzë 17-vjeçare dhe një grua 43-vjeçare janë arrestuar nën dyshimin për vrasje pasi trupi i ngrirë i një foshnjeje të porsalindur u gjet në një shtëpi në Doncaster.

Trupi, i mbështjellë në një qese plastike brenda një frigoriferi, u zbulua nga një fqinj, i cili njoftoi policinë, sipas raporteve të gazetave lokale . Fëmija u shpall i vdekur në vendngjarje në Rossington.

Pasi thirri policinë, fqinji, Carol Hirst, 28 vjeç, i kërkoi partnerit të saj, Darnell Jackson, të vinte në shtëpi. “Foshnja kishte vdekur,” tha Jackson. Ai tha se menjëherë njoftoi policinë . 

Jamie Henderson, nga policia e South Yorkshire, tha: “Ky është një rast jashtëzakonisht tragjik. Të gjithë do të jenë shumë të mërzitur të dëgjojnë për atë që ka ndodhur. Në këtë kohë, hetimi ynë për rrethanat e vdekjes së foshnjës është në fazat shumë të hershme dhe i kërkojmë publikut që të mos spekulojë për rastin.”

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit