Droga në Rinas/ Identifikohet një prej të arrestuarve, tentoi të shmangte kontrollin me një pretendim të rremë

Droga në Rinas/ Identifikohet një prej të…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku autoritetet sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.

Sipas informacioneve të publikuara në media, për këtë rast dyshohet se janë përfshirë tre persona: një çift shqiptar dhe një shtetas i huaj, të cilët janë vënë në pranga.

Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Kristian Gjoni. Raportohet se, përpara kontrollit të bagazheve, ai është përpjekur të bindë autoritetet që të mos kontrollonin valixhet, duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe nuk mund t’u nënshtrohej procedurave të kontrollit.

Pas verifikimeve të kryera nga personeli mjekësor, rezultoi se ky pretendim nuk ishte i vërtetë. Më pas u zhvillua kontrolli i plotë i bagazheve, ku u gjetën rreth 46 kilogramë lëndë narkotike, të paketuara në dhjetëra pako.

Në përfundim të operacionit, policia arrestoi dy shtetasit shqiptarë dhe shtetasin e huaj, ndërsa droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit