Droga nga Ekuadori, bandat shqiptare kryefjalë në mediat e huaja

Droga nga Ekuadori, bandat shqiptare kryefjalë në…

Bandat shqiptare të drogës kanë rrëmbyer vëmendjen e medieve të huaja. Ekudori vitet e fundit është kthyer në kryeqendrën e kultivimit të kokainës. Prej aty shpërndahet droga në të gjithë Europën. Por rol të rëndësishëm në këtë proces duket se luajnë dhe bandat shqiptare.

Mediat në Spanjë, kanë treguar me emra, fakte dhe rrugën që ndjek droga, që nga prodhimi, transportimi dhe pazaret e bëra, nga vendi i Amerikës së Jugut, për në Evropë.

Sipas mediave në Spanjë, në Evropë, një kilogram drogë kushton rreth 29 mijë dollar, ndërsa në Ekuador 1.700. Pas prodhimit të drogës, ajo ngarkohet në anije e aeroplanë, e nga Manabi shkon drejt vendeve evropiane.

Në media theksohet, se shqiptarët u bënë shumë aktiv në trafikimin e drogës, e shpërndarjes më pas për në Evropë. Ata kishin krijuar lidhje të forta me prodhuesit e zonës Guayaquil. Një nga arsyet e ekspertëve, se përse grupet gjejnë shumë terren në këtë aktivitet të paligjshëm, janë sistemet e dobëta gjyqësore, e në krye në raport, qëndron Shqipëria.

“Në vitin 2013, kuptuam me të vërtetë problemin serioz me gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Ata kapën një ngarkesë të madhe kokaine dhe bosin e madh. Ata e dënuan atë me një vit dhe ende operon”, u shpreh ish-kreu I Antimafias, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Autoritetet në Spanjë, kanë dalë në përfundimin se midis viteve 2017 dhe 2021, në vendin e tyre, kanë hyrë gjithsej 721 shqiptarë, 1.053 bjellorusë, 3.111 grekë dhe 192 malazezë, 30 % e së cilëve merren me trafikun e drogës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit