Droga 'pushton' Durrësin, zbulohet një laborator lëndësh narkotike

Droga ‘pushton’ Durrësin, zbulohet një laborator lëndësh…

Pas një operacioni anti-drogë në Durrës, konkretisht në zonën e Shën Vlashit është zbuluar një laborator lënde narkotike. Mësohet se në këtë qytet, policia ka konstatuar një banesë, e cila ishte e përshtatur si laborator droge, ndërsa janë zbuluar disa pako me kanabis, gati për shitje. Operacioni i zhvilluar sot ka sjellë dhe të arrestuar. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka të arrestuar 5 persona.Të arrestuar janë babë e bir me inicialet SH.K., dhe I.K., si edhe 3 punonjës të OSHEE të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit