Drogë, armë në shtëpinë e braktisur, prangosen dy trafikantët në Fier

Drogë, armë në shtëpinë e braktisur, prangosen…

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë. Personat e arrestuar bëjnë me dije burimet janë shtetasit Dashnor Brahushaj dhe Kudret Brahushaj.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 700 gram lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 58 vjeç dhe K. B., 51 vjeç, banues në fshatin Floq, Fier.

Arrestimi i këtyte shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e vjetër të shtetasit D. B., janë kapur në kushtet e  flagrancës nga shërbimet e Policisë me 700 gram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe me 1 armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit