Drogë dhe armë në banesë, prangoset 46-vjeçari në Mallakastër

Drogë dhe armë në banesë, prangoset 46-vjeçari…

Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një armë gjahu pa leje dhe 800 gramë lëndë narkotike kanabis.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Fierit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbatjes pa leje.

Sekuestrohen 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetë dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e pregatitur gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit