Drogë dhe prostitucion, OFL u kërkon deklarimin e pasurive tre të dënuarve

Drogë dhe prostitucion, OFL u kërkon deklarimin…

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurive 3 personave të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike.

Ata janë:

Lani Duleviç, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Përgjigjet e marra do t’i dërgohen më pas SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

OFL, 7 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L.D., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

A.D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

O.H., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit