Drogë, makina e para, operacion policor në Peqin, në pranga bien dy persona teksa tentonin të…

Drogë, makina e para, operacion policor në…

Dy persona ranë në pranga në një operacion policor në Peqin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Burimet bëjnë me dije se janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Njësisë Administrative Pajovë të Bashkisë Peqin, shtetasit:

K. D., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Sh. K. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Elbasan, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim’’. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit