Drogë në kamionin me bimë medicinale drejt Malit të Zi, reagon Policia e Shtetit

Drogë në kamionin me bimë medicinale drejt…

Autoritetet malazeze në territorin e Malit të Zi, kapën ditën e sotme një sasi ende të papërcaktuar ma cannabis sativa, teksa u dyshua se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit ka konfirmuar se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte kaluar nga Pika Kufitare e Hanit të Hotit: “Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

“Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore”, thuhet midis të tjerash në komunikatë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit