Drogë në xhupin e të miturës| Do takonte të atin në paraburgimin e Kukësit

Drogë në xhupin e të miturës| Do…

Një 9-vjeçare e guximshme bëri atë që pak bashkëmoshatarë të saj do e bënin. Në xhepin e xhupit të saj, brenda një tollumbaceje janë gjetur rreth 50 gramë drogë. Kjo e fundit do të takonte babain e saj në paraburgimin e Kukësit, ku dhe do i dorëzonte sasinë e drogës.

Droga u gjet gjatë kontrollit fizik pak para se të hynte në ambientet e paraburgimit. Ende nuk dihet se cili është shkaku i arrestimit të babait të vajzës, shtetasit me iniciale G.I.

 “Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria”, sipas njoftimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit