Drogë nga Shqipëria, 24 të arrestuar në Mal të Zi, sekuestrohen 500 kg kanabis, makina, skaf dhe armë

Drogë nga Shqipëria, 24 të arrestuar në…

Njëzet e katër persona janë arrestuar në Mal të Zi si organizatorë dhe anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e rajonit dhe më tej në vendet e BE-së.

Policia malazeze thotë se janë sekuestruar 500 kg kanabis. I njëjti grup akuzohet për trafik edhe të dy tonë e gjysmë marihuanë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një armë gjahu, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.

“180 oficerë policie morën pjesë në aksionin e gjerë, u kontrollua në 30 lokacione. Në Ulqin, anëtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po kontrollojnë shtëpitë e personave” thuhet në njoftim./

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit