Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy…

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit antimafia “Whisper”, i cili goditi një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Salentos. Bëhet fjalë për Myrteza Balliu, 33 vjeç, dhe Adi Çoba, 35 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria Hetimore Antimafia italiane, ku u ekzekutuan 23 masa sigurie ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të dy grupeve kriminale. Sipas hetimeve të Prokurorisë Antimafia, Shqipëria dyshohet se ka shërbyer si burimi kryesor i furnizimit me lëndë narkotike, të cilat transportoheshin drejt Italisë përmes korrierëve shqiptarë, përfshirë edhe gra dhe të mitur.

Hetuesit italianë dyshojnë se një nga mënyrat e përdorura për kalimin e drogës ishte edhe shfrytëzimi i linjave ndërkombëtare të autobusëve Itali–Shqipëri. Hetimi “Whisper”, i zhvilluar si vijim i dosjes “Ura”, ka zbuluar sipas autoriteteve italiane një rrjet komunikimi të kujdesshëm mes të dyshuarve për të shmangur përgjimet. Nga 23 personat ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie, 21 u arrestuan me burgim, ndërsa dy të tjerë u lanë në arrest shtëpie.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit