NATO ka konfirmuar se një dron është pikasur pranë një avioni ukrainas në aeroportin gjerman Leipzig/Halle. Incidenti shkaktoi pezullimin e përkohshëm të operacioneve të fluturimeve gjatë natës, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, testet fillestare kanë ngritur dyshime se droni mund të ketë qenë i pajisur me materiale shpërthyese, të cilat nuk kanë shpërthyer për shkak të një defekti të mundshëm në sistemin e detonimit.
Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën e dronit, personat përgjegjës dhe qëllimin e fluturimit të tij pranë avionit ukrainas. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi autorët e mundshëm të incidentit.