Dua Lipa i bën Von der Layen kërkesën e veçantë për Kosovën

Dua Lipa i bën Von der Layen…

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa nuk e ka harruar atdheun e saj Kosovën. Ajo ka takuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen dhe ka përfituar nga rasti për ti bërë asaj një kërkesë në lidhje me atdheun e saj.

Lipa i ka kërkuar Von der Layen liberalizmin e vizave për Kosovën teksa theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit