Dua Lipa: Krenare që jam shqiptare!

Dua Lipa: Krenare që jam shqiptare!

Dua Lipa e ka treguar gjithmonë origjinën e saj dhe me sukseset e njëpasnjëshme në karrierën muzikore, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

Mëngjesin e sotëm , këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një foto të shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet me flamurin kuq e zi në krahë.

Ajo zgjodhi pikërisht këtë foto për të uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

“28 nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi këngëtarja krahas fotove.

Mbrëmjen e djeshme, Dua mbajti edhe koncertin virtual, të titulluar “Studio 2054”, në të cilin ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur.

Ajo i mahniti të gjithë me performancën e mrekullueshme, por edhe look-u seksi që kishte zgjedhur nuk mbetet pas.

Burimi TPZ
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit