Dua Lipa nominohet për tre çmime në “Brit Awards 2021”

Dua Lipa nominohet për tre çmime në…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk po ndalet me sukseset e padiskutueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka marrë konfirmimin për nominimin e saj në “Brit Awards 2021”.

Dua është e nominuar në “Female Solo Artist”, “British Single” dhe “Mastercard Album of the Year”.

“Tri nominime!!! Faleminderit “Brits”, mezi pres të ju shoh”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë të nominuarit u njoftuan sot pasdite për pjesëmarrjen e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit