Dua Lipa nuk e harron vendlindjen, premton investimin e madh në Kosovë

Dua Lipa nuk e harron vendlindjen, premton…

Mbrëmjen e djeshme Dua Lipa mori rolin e gazetares dhe zhvilloi një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Por gjatë bisedës edhe Dua zbuloi plane nga karriera e saj dhe çfarë pritet të bëjë në të ardhmen për Kosovën.

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, janë bashkëthemelues të fondacionit “Sunny Hill Foundation” dhe kanë premtuar se përmes të ardhurave që kanë siguruar prej tij do të rinovojnë amfiteatrin e Prishtinës.

“Kemi shprehur dëshirën të bëjmë rinovimin e amfiteatrit të qytetit të Prishtinës përmes Sunny Hill Foundation, aty të bëjmë një instalacion, një skulpturë”, u shpreh Dua. Ajo shtoi se hapësira e amfiteatrit fillimisht do të përdoret për festivale filmi dhe organizime të tjera të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit