Dua Lipa tregon si i heshti kritikët dhe pushtoi skenën ndërkombëtare

Dua Lipa tregon si i heshti kritikët…

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme në skenën ndërkombëtare dhe pas “Future Nostalgia” nuk ka të ndalur.

Së fundmi, ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Vanity Fair”, ku ka folur për jetën personale, rrënjët shqiptare, fillimet në muzikë dhe se si arriti majat.

Ndër të tjera, ajo është ndalur në vitit 2019, duke treguar dyshimet që e kishin kapluar para publikimit të hitit “Don’t Start Now” që i dha asaj shumë rekorde dhe çmime.

Ajo ka theksuar se asokohe ishte rritur numri i kritikave dhe komenteve negative duke ia shtuar akoma më shumë presionin.

“Mendova se ishte shumë ndryshe nga ajo që njerëzit kishin dëgjuar nga unë. Ekzistonte ky person. Njerëzit po më thoshin se nuk isha mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim… thashë: ‘Mirë, thjesht do të lë pas gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatis këtë album ashtu si dua. Do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj. Mendoj se më duhej di çka për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi. U përpoqa Ta zgjidhë problemin përmes meditimit dhe hipnoterapisë, ka treguar Lipa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit