Dua Lipës i dhuruan një rezidencë në jug të Shqipërisë, gazetarët tregojnë se u mbajt sekret

Dua Lipës i dhuruan një rezidencë në…

Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri shkaktoi reagime të shumta në media dhe në opinionin publik në Shqipëri. Lipa qëndroi së bashku me familjen e saj në jug të Shqipërisë.

Gazetarja, Lotilda Harka e ftuar në programin “Rudina’ zbuloi një lajm të mbajtur deri më tani sekret. Ajo tha se Dua Lipës i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë.

 “Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm”, tha ajo.

OI ftuar ishte dhe gazetari i njohur i botës së shoë bizit, Eraldo Rexha i cili tha:

 “Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prapë gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti, Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit