
Një 32-vjeçar i arrestuar me 1.89 gramë hashash i ka kërkuar Gjykatës së apelit që ta lirojë pasi ka gruan shtatëzënë dhe ka nevojë për ndihmë.
Ai kërkoi të shkojë në shtëpi me një sërë shkresash të cilat u morën për bazë nga shkalla e dytë. Këto kërkesa ishin quajtur qesharake nga gjykata e shkallës së parë.
Gjykata ka patur si prova data e celebrimit, vërtetime shtatzanie dhe dëshmi banorësh që thonë fjalë të mirë për të arrestuarin. Por më kryesorja qe këmbëngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet të shkonte në shtëpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij për punët
Në një shkresë të firmosur nga mjekët vërtetohej nevoja e të afërmëve që ai ti ndihmonte me punët, një kërkesë e cila ju pranua nga Apeli me urdhërin ‘arrest në shtëpi”.