“Dua të luaj me Milanin kur të kthehet në Champions League”, Bakayoko e mban fjalën, blindohet mesfusha kuqezinjve

“Dua të luaj me Milanin kur të…

“Dua të jem pjesë e Milanit kur të rikthehet në Champions League”. Këto ishin fjalët e Tiemoue Bakayoko në vitin 2019, një vit pasi luajti i huazuar te Ac Milan, por këta të fundit vendosën mos ta blinin për 40 milionë euro në total.

Gjithsesi, francezi nuk e fshehu kurrë pasionin e tij për AC Milan, dhe pas dy sezonesh i huazuar një vit te Monaco dhe një vit te Napoli, 27 vjecari rivishet me fanellën e Milanit, këtë herë për të treguar aftësitë e tij në Champions League, aty ku vetë ai shprehu dëshirën për të luajtur me Milanin.

Marrëveshja është huazim me të drejtë blerje 20 milionë euro, shumë të cilën mesfushori francez duhet ta justifikojë në fushën e blertë.

Gjithsesi kjo nuk do të jetë dhe aq e lehtë për Bakayoko, sepse te Milani ai do të gjejë dyshen e pazëvendësueshme, Kessie-Benaccer, një nga më të mirët në Serinë A, ndërkohë një super Tonali i këtyre 2 ndeshjeve të para po lufton fort për një vend titullar në mesfushën e Milanit.

Gjithsesi, duke pasur  parasysh se këtë viti Milani luan në tre kompeticione, mesfushori francez do të ketë hapësirta mjaftueshëm për të treguar veten, ndërsa kundërshtarët fillojnë të frikësohen më tej nga kuqezinjtë që në letër deri më tani duken favorite për të fituar Serinë A, që do të ishte titulli kampion pas 11 vitesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit