"Dua të vdés nga virúsi, jo nga skllávëria!"

“Dua të vdés nga virúsi, jo nga…

Nga Kastriot Çipi

Në emër të jetës na kërkojnë të mbajmë máska edhe kur jemi vetëm, në ajër të hapur.

Në emër të jetës na ndálojnë të shkojmë në kinema, teatër, muze, stadium, koncert, ekspozitë, bibliotekë.

Në emër të jetës na ndálojnë të udhëtojmë, të shkojmë në plazh a pishinë.

Në emër të jetës na ndálojnë edhe të prótestojmë.

Në emër të jetës duhet të harrojmë Kushtetutën, Kartat e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ligjet dhe të gjitha parimet mbi të cilat kemi ngritúr shoqërinë.

Në emër të jetës na ndálojnë të bëjmë dasma e funérale, festa ditëlindjeje e çdo lloj feste tjetër.

Në emër të jetës na ndálojnë të shkojmë në xhami a kishë.

Në emër të jetës na kërkojnë të mos puthim a përqafojmë askënd, të mos i japim dorën askujt, madje t’i rrimë jo më pak se dy metra larg kujtdo.

Në emër të jetës na kërkojnë të sillemi sikur po i shkáktojmë vdékjen kujtdo që na rrethon dhe të besojmë se kushdo tjetër na shkákton vdékjen, njësoj.

Në emër të jetës na ndálojnë t’i shohim e t’i dëgjojmë të dashurit tanë të sëmúrë, madje edhe kur janë duke dhënë shpirt.

Në emër të jetës… të cilës jetë? Nëse kjo është ajo që ju e quani jetë, nuk e dua aspak këtë jetë.

Nëse e ardhmja jonë duhet të jetë “normaliteti i ri”, unë zgjedh “anórmalitetin e vjetër”. Unë zgjedh lirinë, lirinë për të jetuar, por edhe për të vdékur siç dua vetë! Dua të vdés nga virúsi, jo nga skllávëria!

[ngg src=”galleries” ids=”372″ display=”basic_imagebrowser”]
/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit