“Dua t'i largohem drogës, krimeve"/ I riu amerikan pranon fenë islame në xhaminë e Tiranës

“Dua t’i largohem drogës, krimeve”/ I riu…

Besimtarët mysliman të Tiranës kanë pasur një të ftuar jo të zakontë në xhaminë “Dine Hoxha”, pranë Rrugës së Kavajës. Një shtetas i ri amerikan ka kërkuar ndihmën e xhamisë në Tiranë për të qenë pjesë e besimit islam dhe prej besimtarëve mysliman. Gjatë një ligjerate të thjeshtë ai ka pranuar fenë islame, Muhamedin si të dërguarin e zotit dhe Allahun si zot të vetëm.

Këtë vendim i riu tha se e mori pasi jeta e tij kishte marrë një drejtim të kundër me normat normale të njerëzve. Ai kishte rënë pre e veseve si droga, alkooli, prostitucioni dhe sherreve të ndryshme. Madje tatuazhet e tij të dukshme tregojë sesa shpirt “rebel” ka pasur i riu gjatë jeteës së tij përtej kontinentit.

“Vendet prej nga unë vij, Shtetet e Bashkuara, kanë këto fenomenet e këqija, droga, prostitucioni, krime të ndryshme. Disa nga ambienti ku kam jetuar, shokët e mi, ka pasur prej atyre që janë droguar, ka pasur nga ata të cilët janë vrarë nga kjo lloj shoqërie dhe nuk dua që të jetoj në një ambient të tillë, në një jetë të tillë. Dua të gjej një jetë më të pastër, më të qetë”, ka thënë ai

.
I riu ka ndryshuar edhe emrin duke u quajtur Omar, një emër mysliman. Ai thotë se emri i tij i mëparshëm kishte një kuptim të keq dhe se nuk donte të kujtonte asgjë nga e kaluara. Në rrjete sociale Omari ka nisur edhe një kauzë për të frymëzuar të rinjtë që të mos bien pre e veseve të kqija por të lidhen pas besimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit