"Dua ujë se vdiqa", arrestohet djali që dhunonte nënën në Fier

“Dua ujë se vdiqa”, arrestohet djali që…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje. Një e moshuar është dhunuar në mënyrë makabër nga djali i saj dhe nusja. E moshuara gjendet e shtrirë në tokë nga mbesa e saj, të cilës i kërkon ndihmë.

Policia ka arrestuar djalin e saj 46-vjeçar. Mësohet se shkak i dhunës është një mosmarrëveshje mes tyre për çështje pronësore. Sipas policisë e moshuara nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj.

Në video ajo ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova.”Yyy o të hëngërt. O moj nëne çfarë më gjeti. O fshatarët e mi ku jeni, hajdeni! Ku jeni? Qasuni për hir të Janit që ka qenë doktor. Nuk e pandeha. Dua ujë se vdiqa,”-thotë e moshura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit