“Duam demokraci e zgjedhje apo sundim e nënshtrim”

“Duam demokraci e zgjedhje apo sundim e…

Nga Ylli Manjani

Justifikimi është më i ligë se rrjeshtimi.
===========
Shprehjet “s’bën Luli” apo “opozita është e dobët”, si dhe të tjera të ngjajshme si këto janë justifikim i të gjithë atyre që duan të votojnë Ramën.

Nëse duan ta votojnë le ta bëjnë burrnisht! Ska nevojë as për spjegime e as për justifikime bajate.

Ka një takëm komentuesish opozitarë dhe indiferentë që i thonë rregullisht këto shprehje. Dëshiroj t’i ftoj të zgjedhin se kush është më mirë, të zgjedhësh Lulin/opozitën që s’bën, apo Ramën që të bën gjëmën?!

Dëshiroj gjithashtu të ftoj cilindo të mendojë se Edi Rama nuk luan në politikë për mandate, por për të vdekur në pushtet. Ndaj ata që i shkojnë pas, por edhe indiferentët, duhet të kuptojnë gjëmën demokratike që po i bëjnë vendit të vet.

Çdokush është i lirë të zgjedhë, pa dyshim. Por nëse duam të vijojmë të zgjedhim, aq sa zgjedhim, duhet larguar nga sundimi Edi Rama.

Nëse Ky mbetet aty nuk do dalim dot as të votojmë, pa le për të zgjedhur…

Ndaj ka ardhur radha për të bërë ndarjen e madhe: duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim.

Respektoj të gjithë ata që kritikojnë Lulin dhe opozitën, aq sa ç’respektoj dhe veten time që e bëj këtë gjë. Por e keqja më e madhe nuk është te opozita.

Shigjetimi ndaj opozitës është justifikimi për të bërë lojën e Ramës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit