"Duam që marrëdhëniet të vazhdojnë", ambasadori britanik uron 110-vjetorin e pavarësisë

“Duam që marrëdhëniet të vazhdojnë”, ambasadori britanik…

Ambasadori britanik Alastair King Smith ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë. Në një postim në Twitter ai shkruan se ky vit ka qenë i veçantë për Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Më tej, ai thotë se po festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve, por edhe për të personalisht. Ai shprehet se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të forta edhe në të ardhmen.

Më lejoni të uroj sot gëzuar Pavarësinë dhe Ditën e Çlirimit për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Shqipëri, në Mbretërinë e Bashkuar apo në të gjithë botën.

Ky ka qenë një vit shumë i veçantë për ne dhe për mua personalisht. Gjatë gjithë këtij viti, kam pasur mundësinë të zbuloj këtë vend të mrekullueshëm dhe të shoh pasuritë dhe shumëllojshmërinë që ai ofron.

Ka qenë gjithashtu një vit i veçantë për Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve tona.

Duam që këto marrëdhënie të vazhdojnë të forta në të ardhmen. Prandaj sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit”, thotë shqip urimin në fund King Smith në Twitter.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit