"Duam tre orë të shkojmë në shtëpi, për radar fshihen si qentë pas ferrave"

“Duam tre orë të shkojmë në shtëpi,…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, i irrituar për një situatë që përsëritet prej kohësh në rrugën dytësore Vorë-Marikaj.

Sipas tij, situata bëhet edhe më kaotike në orët e pasdites, pikërisht kur qytetarët përfundojnë punën dhe kthehen në banesat e tyre. Në këto momente, rruga mbingarkohet plotësisht dhe automjetet mbeten të bllokuara në trafik.

“Kur dalim nga puna, rruga është totalisht e bllokuar. Makinat nuk lëvizin nga vendi”, shprehet qytetari.

Por revolta e tij nuk ndalet vetëm te trafiku. Ai ngre akuza edhe ndaj Policisë Rrugore, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, efektivët shfaqen kur bëhet fjalë për radarët, ndërsa mungojnë pikërisht në oraret kur nevojiten për të menaxhuar trafikun.

“Kur është puna te radarët, fshihen pas shkurreve, kurse kur duhen në terren nuk shfaqen kurrë”, thotë ai.

Ndërkohë, trafiku në këtë aks vijon të jetë një problem për drejtuesit e mjeteve, të cilët përballen çdo ditë me pritje të gjata, veçanërisht në oraret e pikut.

Radarët gjejnë makinat pa problem, por kur vjen puna për të gjetur trafikun… duket sikur fshihen edhe ata bashkë me policët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit