“Duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur…”/ Avokati denoncon skandalin, bën paralajmërimin e fortë

“Duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur…”/…

Avokati Altin Goxhaj vijon të kundërshtojë masat e qeverisë, dhe izolimin e qytetarëve në shtëpi.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se ndërsa njerëzit mbyllen në shtëpi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërdoron taksat e qytetarëve.

Sipas Goxhajt gjatë natës, është prishur rruga tek Partizani i Panjohur për tu ribërë sërish, ndërkohë që sipas tij rruga ishte në gjendje të mirë.

Goxhaj thekson se i vetmi qëllim është të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat e qytetarëve.

“Rruga yll bote mu te Partizani i Panjohur, e prish Veliaj për ta ribërë prapë ndërkohë që ju mbyllin në shtëpi. Këta nuk kanë hall me vjedh thjeshtë se mund të vidhshin duke bo ndonjë rrugë të prishme periferie! Këta duan të asgjësojnë dhe të bëjnë pluhur taksat tuaja!”-shkruan Goxhaj. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit