Duhet marrë shembull, Greqia ofron falas drutë e zjarrit për qytetarët

Duhet marrë shembull, Greqia ofron falas drutë…

Situata energjitike po fillon që të ndihet në një pjesë të madhe të Eurozonës, ndërsa Greqia ka ndërmarrë masa të reja për të ndihmuar qytetarët.

Sipas mediave greke disa rajone po shpërndahen dru falas për njerëzit të cilët të përballojnë dimrin.

Programe të tilla kanë filluar tashmë prej vitesh por në qendrat urbane kjo është një nismë e re.

Në Glyfada, një periferi në jug të Athinës, programi filloi në fillim të vitit 2021 pasi një stuhi dëbore e shkurtit rrëzoi mijëra pemë dhe degë në rrugë.

Mediat shkruajnë se për të marrë dru falas duhet të kryejnë një aplikim në internet dhe pasi të përpunohet mund të marrin aq sa mund të futen në bagazhin e makinës së tyre.

Këtë vit, drutë e zjarrit kushtojnë rreth 30 për qind më shumë se në vitin 2021 por pavarësisht kësaj ky mjet ngrohje mbetet më i lirë se gazi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit