‘Duhet shkarkuar menjëherë, të çohet para drejtësisë’, Paloka reagon ashpër pasi drejtori i Policisë nxori videon e mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar

‘Duhet shkarkuar menjëherë, të çohet para drejtësisë’,…

Partia Demokratike reagon pas deklaratës nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu për dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një adoleshenti, ku për të justifikuar sjelljen e djalit dhe incidentin, tregoi një video, të mamasë së tij, Zaida Çobo, e cila duket me një pistōletë në dorë.

Zv.kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se, kjo sjellje e Ardi Veliut ishte një skandal i dyfishtë.

Paloka thotë se Veliu duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.

Sipas demokratit, nëna e 15-vjeçari është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.

REAGIMI I PALOKËS

SKANDAL i dyfishte!

Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!

Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise, Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhūnen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistōlete ne dore. “Ja nga cfare familje vjen djali”- ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhūnen.

Rezulton se nena e djalit 15 vjecar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!

Justifikimi i dhūnes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhūnen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .

Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!

Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit